-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Biznesi i diellit, kapaciteti i instaluar nga vetëprodhuesit arrin 119 MW

Kryesoret

Numri i bizneseve apo individëve që kanë instaluar një impiant fotovoltaik për të plotësuar nevojat e konsumit të energjisë ka qenë në rritje graduale.

Të dhënat e fundit të raportuara nga institucionet shqiptare në Sekretariatin e Komunitetit të Energjisë tregojnë se kapaciteti i instaluar është 119 MW dhe kjo përfshin të paktën 1249 impiante fotovoltaike.

Referuar raportit të fundit të Sekretariatit sillet në vëmendje se më 1 janar 2024 fillon faturimi neto.

Në fakt, qeveria ka deklaruar se ky faturim ka nisur nga 1 janari i këtij viti, por zbatimi real parashikohet që të jetë vitin tjetër pasi kjo mundëson krijimin e periudhës së nevojshme vjetore për të marrë përfitimin nga skema e re në vitin pasardhës.

“Fatumi neto është një mekanizëm faturimi që i lejon konsumatorët që të marrin kredit monetar llogaritur në netimin e vlerës së energjisë së konsumuar nga rrjeti dhe vlerës së energjisë që është hedhur në rrjet brenda periudhës së marrë në llogari.

Bilanci pozitiv kalon në periudhën tjetër të llogaritur me një periudhë të caktuar kompensimi,” thuhet në raportin e sekretariatit teksa shpjegohet se çfarë është faturimi neto që do të aplikojë Shqipëria.

Miratimi i ligjit të ri “Për burimet e rinovueshme të energjisë” solli një sërë risish lidhur me sektorin energjetik dhe një prej tyre ishte ajo që lidhet me vetëprodhuesit, të cilët kërkuan që netimi të ishte vjetor dhe jo mujor.

Sipas tyre, netimi mujor e bënte investimin më pak tërheqës dhe kthimin e tij më të gjatë në kohë. Instalimi i impianteve fotovoltaikë për vetëkonsum u rrit ndjeshëm sidomos gjatë vitit 2022, për shkak të krizës së energjisë e cila çoi çmimet në bursa në nivele të panjohura më parë./Monitor

Artikulli i plotë këtu.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit