Kryeministri Edi Rama ka reaguar me një dedikim pas ndarjes nga jeta të skluptorit Agim Rada, ku në ‘Facebook’ shkruan ky i fundit ka qenë shok i tij në rini dhe se nuk mund të mos shkruante disa fjalë për të.
Rama në dedikimin e tij, shkruan:
“Gimi ishte një forcë e madhe e natyrës, kudo ku hynte dukej sikur e hapte perden e ajrit me shpatën e gojës së tij, kudo ku ulej dukej sikur zinte krejt anën e vet të tavolinës me gjerësinë e të qeshurës së tij, kudo ku ecte spostonte gjithnjë me veten tre a katër të tjerë, si bartës i një mesazhi mistik, që në fakt kishte vetëm magnetin e parezistueshëm të një shpirti të lirë dhe karizmën e pashembullt të një udhëheqësi shpirtrash, që kërkonin tek liria vetveten e tyre ende të pagjetur apo pavetëdijësisht të humbur”.
Në fund, Rama e mbyll shkrim e tij me fjalët:
“Tanimë shoku im i madh i rinisë më të hershme, Gim Rada dora vetë, është shtrirë përjetë në krevatin e të parës. Eh mër Gim Rada, mos vdeksh kurrë!”.