-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rrahman Rraja dha dorëheqjen, KQZ miraton mandatin e Arkend Ballës

Kryesoret

Ditën e sotme KQZ ka miratuar mandatin e deputetit më të ri të PS-së, Arkend Balla i cili do të jetë tashmë pjesë e Kuvendit dhe do të zërë vendin e ish-deputetit, Rrahman Rraja.

Rrahaman Rraja dha dorëheqjen nga mandati i tij dhe jeta politike pas ngjarjes e dhunës barbare të fisit Rraja ndaj 2 kushërinjve, Bilbil dhe Jashar Maja të regjistruar në Krujë.

Ngjarja u regjistrua pasi 2 kushërinjtë Maja u ankuan për guroren në pronësi të Rrajave duke u shprehur se po u dëmtohen shtëpitë. Ndërkohë Rrajat këto ankesa ua kthyen me dhunë qytetarëve duke shokuar Krujën por edhe gjithë vendin.

Rrahaman Rraja në dorëheqjen e tij gjithashtu i beri thirrje djalit të tij, Rexhep Rrajës të dorëzohej pasi është i përfshirë në dhunën e ushtruar ndaj fisit Maja.

Ngjarja e gurores solli ndryshime jo vetëm në dorëheqjen e deputetit por edhe në shkarkimin e ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi. Gjithashtu komisaritati i Krujës u shkri pasi nuk kishin reaguar në lidhje me ankesat e bëra më parë dhe as në momentin e dhunës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit