Ish-komandoja Arbër Paplekaj është dënuar me 22 vite burg për vrasjen e Pjerin Xhuvanit të njohur si “Pipi” i Elbasanit. Vendimi është marrë ditën e sotme.
Autori ka qenë i pranishëm në gjykata. Shoqërimi është bërë në masa të forta sigurie.
Gjykata dënon me një vit shërbim prove dy zv/drejtorët e policisë Nikollaq Pallën dhe Albert Nushin.
Gjashtë efektivët e repartit “Shqiponja” që akuzohen shpërdorim detyre u dënuan me 16 muaj shërbim prove.
Xhuvani u ekzekutua nga Paplekaj katër ditë përpara zgjedhjeve parlamentare të 25 Prillit të dy viteve më parë në Elbasan në një klimë të lartë tensioni mes PS-së dhe PD-së.
Arbër Paplekaj ishte pjesë e strukturës së mbrojtjes së votës që ngriti Lulzim Basha.