Avokatët e Angelina Jolie kanë dorëzuar në gjykatë një ankesë ku pretendohet se Brad “grabiti” biznesin e tyre të përbashkët të verërave, duke shpenzuar miliona dollarë fitime në projekte joserioze, duke përfshirë rinovimin e një studio regjistrimi.
Ata e kanë përshkruar atë si një diletant të Hollivudit, i cili “ka vizituar vreshtat për të admiruar punën e punëtorëve francezë që në fakt e bënë biznesin”.
“Pitt është një aktor, jo një prodhues i verës,” tallen ata.
“Ai merret me iluzione, jo me papastërti dhe rrush. Gjatë viteve që ai supozohet se ‘ndërtoi’ biznesin, ai filmoi dhe u shfaq në dhjetëra filma, për të mos përmendur paraqitjet e panumërta promovuese dhe pjesëmarrjen në Hollywood.”
“Ndërsa ai pa dyshim vizitoi vreshtat për të admiruar punën e punëtorëve francezë që e bënë biznesin të suksesshëm, Pitt nuk është një njeri i keq,” shtohej aty.
Kujtojmë se dyshja u ndanë në vitin 2016.