-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ulen tensionet mes dy shteteve? Takimi Mitsotakis – Erdogan, qasje pozitive nga takimi

Kryesoret

Një kapitull i ri duket se do të hapet në marrëdhëniet greko-turke, pas takimit mes Mitsotakis dhe Erdogan. Takimi u zhvillua në Vilnius të Lituanisë, atje ku edhe po mbahet Samiti i NATO-s.

Të dy liderët njoftuan hapat konkretë në mënyrë që klima pozitive që është krijuar në marrëdhëniet dypalëshe në muajt e fundit të ketë vazhdimësi dhe konsistencë. Duke rënë dakord që takimi i radhës i Këshillit të Lartë të Bashkëpunimit Greqi-Turqi do të zhvillohen në vjeshtë në Selanik.

Pas takimit, në një konferencë për shtyp, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan shprehu optimizmin e tij për blerjen e F-16. Kyriakos Mitsotakis, pasi foli për rreth një orë me presidentin turk u shpreh se:

“Takimi ynë i sotëm ripohoi disponimin, si i imi ashtu edhe i Presidentit Erdogan, për një rifillim të ri përsa i përket marrëdhënieve greko-turke, por edhe për një – do të thosha – një kanal, udhërrëfyes më të qartë se si do të ecim në muajt e ardhshëm.  Synimi ynë është që të mund të takohemi sërish para fundit të vitit në nivel të Këshillit të Lartë të Bashkëpunimit, në Selanik, me një axhendë dukshëm pozitive.”

Vitin e kaluar, presidenti turk Tajip Erdogan ndërpreu bisedimet dypalëshe në një mosmarrëveshje mbi shkeljet e hapësirës ajrore. Dhe pasi akuzoi kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis për presion ndaj SHBA. Kjo për të bllokuar shitjen e avionëve luftarakë F-16 në Turqi.

Por mes dy vendeve, marrëdhëniet u përmirësuan kur Greqia u bë një nga vendet e para që dërgoi personal për nxjerrjen e të mbijetuarve nga rrënojat pas një tërmeti shkatërrues që goditi Turqinë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit