Policia ka vënë në pranga 31-vjeçarin me iniciale Y.M., në Kamëz me akuzën për vjedhje.
Ky person dyshohet se më datë 10 korrik ka vjedhur mjete të ndryshme pune në dy biznese në Kamzë, në pronësi të qytetarëve me inicialet A. K. dhe A. Gj.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan disa nga mjetet e vjedhura.
Dyshohet se 31-vjeçari mund të ketë kryer edhe vjedhje në biznese të tjera në Kamzë.
Ndërkohë vijon puna hetimore për dokumentimin e tyre me prova ligjore.









