Mbretëria e Bashkuar ka vendosur të dërgojë 70 automjete të tjera ushtarake në Ukrainë si pjesë e paketës së ardhshme të ndihmës.
Thuhet se automjetet ushtarake që do të dërgohen nevojiten për evakuimin e të plagosurve, transportin e mjeteve të blinduara të prishura, si dhe për dërgimin e municioneve në pozicione.
Përveç kësaj, brenda paketës përfshihen edhe mijëra predha shtesë për tanket “Challenger 2” , sipas zyrës së kryeministrit britanik.









