Vrasje me armë zjarri. Një shqiptar 50-vjeç është vrarë me armë zjarri në Selanik.
Mediat greke shkruajnë se një person ka qëlluar të paktën dy herë mbi viktimën 50-vjeçar me origjinë shqiptare, teksa ndodhej në makinën e tij, të ndaluar në një karburant.
Ngjarja ka ndodhur pak pas mesdite. Shënjestra fillimisht ka mbetur i plagosur rëndë në shpatull dhe ka ndërruar jetë pak kohë më vonë.
Në vendngjarje ndodhen forca të forta të policisë greke të cilat kanë rrethuar zonën ndërsa po kryejnë hetimet në kërkim të autorit.