-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pas dajakut rinis Kuvendi i Kosovës, Konjufca: Kurti nuk do të flasë më

Kryesoret

Pas rreth 3 orësh pushim, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë vazhduar seancën plenare, e cila paraprakisht u ndërpre për shkak të përleshjeve fizike mes deputetëve dhe anëtarëve të Qeverisë së Kosovës.

Në nisje të seancës, Glauk Konjufca dënoi dhunën dhe tha se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pajtuar që të heqë dorë nga fjalimi i tij, që u ndërpre për shkak të përleshjeve fizike.

Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, tha se në Kuvend “nuk është hedhur asgjë”, por u “provokua me mjete demokratike, performative”, një akt dhe një qëndrim i një grupi opozitar.

VIDEO-Grushte dhe shkelma! Rrahje masive mes deputetëve në Kuvend

Hoxha tha se partia e saj ka adresuar një çështje shumë të rëndësishme dhe “nëse për ju çështje e parëndësishme është çështja e diskutimeve me njeriun që ka fletëarrest dhe që është në listën e zezë të Amerikës, [nënkryetari i Listës Serbe, Milan] Radoiçiq, dhe dëshironi ta normalizoni duke prodhuar skandale, për mua është e pafalshme”.

Nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Arben Gashi, tha se duket se nuk ka kushte që të vazhdojë kjo seanacë.

“Nuk është mirë që kjo situatë të përsëritet. Ndoshta është mirë të jepet pak kohë. Ndoshta është mirë që nesër të thirret seanca. Për momentin duket se nuk ka kushte”, tha ai, duke dënuar dhunën.

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, kërkoi që seanca të vazhdojë një ditë tjetër, por kryeparlamentari Konjfuca tha se ka “vullnet të mazhorancës” që seanca të vazhdojë sot.

Më pas deputetët e PDK-së dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës bllokuan foltoren e Kuvendit të Kosovës.

19-vjeçari bën “namin” në shtëpi, i vjedh të atit disa krerë lopë

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit