-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Po lahej në det, vdes 66-vjeçari nga Elbasani

Kryesoret

Një 66-vjeçar ka gjetur vdekje sot në plazhin e Golemit, teksa dyshohet paraprakisht se shkak është bërë një arrest kardiak, ndërsa ishte duke u larë në det.

Sipas policisë, shtetasi M.K. nga qyteti i Elbasanit është ndjerë keq në një moment duke u larë dhe pasi është nxjerrë në breg, ai ka ndërruar jetë.

“Golem, Kavajë. Në Golem, shtetasi M. K., 66 vjeç, banues në Elbasan, sapo ra në kontakt me ujin në anë të detit, ka shfaqur probleme shëndetësore, dyshohet arrest kardiak. Menjëherë i është dhënë ndihma e parë nga familjarët e tij dhe nga roja i plazhit, por gjatë transportimit në spital, me ambulancë, ky shtetas ka humbur jetën. Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e saktë të shkakut të humbjes së jetës.”, njofton policia në lidhje me ngjarjen.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit