-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama s’i sheh incidentet në Kuvendin e Shqipërisë: Turp për dhunën në Kosovë

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama që ka refuzuar të shkojë në Kuvendin e Shqipërisë në seancën e sotme ka reaguar nga rrjetet sociale për të dënuar dhunën në parlamentin e Kosovës.

Edi Rama e cilëson të turpshme atë që ndodhi në Kosovë, por nuk ka bërë asnjë reagim për atë që po ndodh në Kuvendin e Shqipërisë, që prej më shumë dy orësh është bllokuar me tensione, debate dhe incidente.

VIDEO-Grushte dhe shkelma! Rrahje masive mes deputetëve në Kuvend

“Të mos jesh dakord me kryeministrin është demokratike, ta shprehësh kështu kundërshtinë është të njollosësh veten, zgjedhësit e tu dhe krejt shtetin me një turp që sot i bën dëm Kosovës edhe ndërkombëtarisht, më shumë se sa çfarëdo qëndrimi politik që po ia kundërshton kryeministrit!

Imagjinojini si ndjehen aleatët dhe miqtë e pazëvendësueshëm të Kosovës e të shqiptarëve, kur shohin se si kapen për fyti shqiptarët, aty ku duhet të luftohet me ide e me fjalë, jo me sharje e me grushta!

Uroj shumë që opozita të distancohet nga kjo sjellje e turpshme dhe t’i shërbejë Kosovës me forcën e shembullit, jo me shembullin e forcës” shkruan Rama.

“Mbylle! Palaço”! Plas sherri mes Bardhit dhe Felajt: Burri yt prokuror gjobaxhi

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit