-sidi education-spot_img
1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Spiropali: Flamur je i trashë, ik mos na…! Braçe: Gaz, mos na çaj trapin

Kryesoret

Sharje, ofendime dhe incidente. Kjo ka qenë panorama e seancës së sotme të Kuvendit të Shqipërisë. Gjithçka nisi nga kërkesa e opozitës që Edi Rama të ishte i pranishëm dhe që të miratohej sot autorizimi i SPAK-ut për arrestimin e Arben Ahmetajt.

Gazmend Bardhi ishte një nga më të zëshmit në seancë dhe foltore. “Çfarë do të thoni ju? Ju nga i pari i fundit jeni pjesë e asaj afere” tha ai në një moment. Në këtë moment ka ndërhyrë nga karrigia Erion Braçe, ndërsa Bardhi i thoshte “Qetësohu”. Brace i ka thënë: Mos na çaj trapin…

Flamur Noka nga radhët e opozitës ka akuzuar ministren Elisa Spiropali për përfshirje në aferën e inceneratorëve dhe i ka cilësuar anëtarët e mazhorancës si ‘barbarë e hajdutë’.

Spiropali theksoi se bashkëshorti i saj nuk ka asnjë lidhje me inceneratorin e Fierit. “Bashkëshorti im ka qenë drejtori i ujësjellësit në vitin 2010 dhe nuk ka lidhje as në qiell as në tokë me inceneratorët“, theksoi Spiropali.

“Më vjen shumë mirë që ka mësuar fjalën barbar, por mësymjet këtu nuk i bëjmë ne. Ju gënjeni në mënyrën më trashanike të mundshme, të gjitha shpifjet.

Përgjigjen o zotëri e ke aty, s’ka asgjë që më lidh mua as me inceneratorët, as këtë e as atë, as kurrë se është shpifja më e madhe që kam dëgjuar ne jetën time. Sa i takon, ore, ik ore zotëri, ik mos na… përgjigjen do e marrësh çdo herë që shkon në zgjedhje” i tha ajo.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit