Është ndërprerë për herë të dytë seanca e sotme plenare në Kuvendin e Shqipërisë.
Deputetët e opozitës nuk lejojnë vijimin normal të seancës me rendin e ditës pasi kanë dy kërkesa; së pari që të jetë prezent Edi Rama dhe së dyti të futet për miratim kërkesa e SPAK-ut për arrestimin e Arben Ahmetajt. Shumica nuk pranon.
Me kryetarin e grupit Gazment Bardhi në krye, deputetët e opozitës bllokuan foltoren duke mos lejuar kreun e KQZ-së Ilirjan Celibashi që të paraqesë raportin për zgjedhjet.
Lindita Nikolla ndërpreu seancën.