-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Temperaturat e “ferrit” në Shqipëri, Peleshi: Qytetarët të ruhen e të respektojnë këshillat!

Kryesoret

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ndau sot një video në rrjetet sociale, ku u bën thirrje qytetarëve të bëjnë kujdes nga temperaturat e larta, pasi mund të shkaktojnë probleme serioze shëndetësore.

“Instituti i Gjeoshkencave dhe Shërbimi Meteorologjik Ushtarak parashikon që vendi do të përfshihet nga një mot me temperatura tejet të larta. Për këtë Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile bën thirrje për të gjithë qytetarët, veçanërisht për moshën e tretë e fëmijët, të ruhen duke respektuar këshillat e nevojshme.

Agjencia u bën thirrje qytetarëve të qëndrojnë në kontakt me shërbimet e emergjencave në rast nevoje! Është e rëndësishme të merrni masa parandaluese për të mbrojtur veten dhe të tjerët.

Grupet e ndjeshme të popullsisë si moshat e treta dhe fëmijët janë më të prekshëm nga temperaturat e larta. Ata kanë nevojë për kujdes dhe mbrojtjes të veçantë”, theksohet në  video.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit