Autoritet britanike kanë arrestuar një 29-vjeçar shqiptar pasi është i shpallur në kërkim nga drejtësia shqiptare nën akuzën për plagosje.
Autoritet angleze kanë nisur edhe proceduar për ekstradimin e tij në Shqipëri.
Në dokumentet e gjykatës së ekstradimeve thuhet se i arrestuar është Ledio Hysa ndërsa urdhër-arresti është lëshuar në vitin 2018.
I riu u arrestua në një qytet të Anglisë ndërsa akuzohet se në 9 Qershor 2018 qëlloi me armë nga ku mbeti i plagosur Adriatik Kasa.
Seanca e radhës në ngarkim të Ledio Hysës do të mbahet në 9 Gusht 2023.