Ditën e sotme është gjetur i pajetë pranë një banese të djegur një burrë në Lipjan.
Mësohet se banesa është e pabanuar ndërsa viktima është gjetur në afërsi të saj. Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit në banesë dhe nëse ka lidhje edhe me vdekjen e burrit.
Njoftimi i policisë
“Lipjan 13.07.2023-23:33. Viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në afërsi të një shtëpie të pabanuar e cila ishte përfshirë nga zjarri në rrethana ende të panjohura.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, zjarrfikësit të cilët e kanë fikur zjarrin dhe mjeku kujdestar i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa rasti është në proces hetimor”, thuhet në raport.