-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Hap pas hapi, çfarë ndodh tani me Ahmetajn dhe lëvizja për t’i shpëtuar burgut?

Kryesoret

Një javë pasi SPAK-u firmosi kërkesën, Kuvendi i dha leje prokurorisë së posaçme që ta arrestojë dhe t’i kontrollojë banesën në kuadër të hetimeve për dosjen e inceneratorëve. Por si veprohet? Me vendimin që mori Kuvendi, Lindita Nikolla i kthen përgjigjen zyrtare SPAK-ut që autorizimi është miratuar.

Prokuroria me vendimin e Kuvendit në dorë i kërkon gjykatës kërkesën për masën e sigurisë. Nëse gjykata vendos pro atëherë shkresa i dërgohet policisë për ta shpallur në kërkim. Ndërkohë që bëhet kontrolli në banesë.

Por ku ndodhet Ahmetaj?

Ish-zv/ kryeministri Arben Ahmetaj nuk ndodhet në Shqipëri. Deputeti socialist u largua një javë më parë. Iku të premten nga pika e Kakavijës duke kaluar në Greqi më pas nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij. Ka bërë dy reagime. I pari mbrëmë dhe i dyti sot përpara votimit në Kuvend.

Në të dy rastet qëndrimi është i njëjtë; nuk do të dorëzohet për t’u përballuar me drejtësinë. Nëse policia nuk e gjen brenda vendit atëherë e shpall në kërkim ndërkombëtar. Sipas të gjitha gjasave, Ahmetaj mund të kërkojë azil për t’i shpëtuar arrestimit.

Mandati

Arben Ahmetajt iu hoq imuniteti, por jo mandati. Ai vazhdon që të jetë deputet i Partisë Socialiste, por nëse nuk shkon në Kuvend brenda gjashtë muajve të ardhshëm i hiqet mandati. Gjithashtu edhe nëse ka një vendim të formës së prerë nga Apeli ose në e jep vetë dorëheqjen.

Flet nga arratia! Arben Ahmetaj: Kjo është e vërteta për inceneratorët

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit