Disa emigrantë kryesisht të rinj dhe të moshës së mesme janë përleshur me mjete të forta në rrugët e Zagrebit.
Një pjesë e pjesëmarrësve në përleshje kanë përfunduar në spital për mjekim të plagëve të marra e shumica në polici.
Video të ndryshme të një sherri, një grup burrash që vërshojnë nëpër lagje duke hedhur objekte kundrejt njëri-tjetrit.ale.
Policia kroate thotë se kanë marrë një denoncim dhe me të mbërritur në vendngjarje kanë gjetur disa shtetas të huaj të cilët janë përleshur me njëri-tjetrin.
Përveç të bërtiturave dhe sharjeve, ata kanë përdorur dërrasa druri dhe gurë.
Konflikti ndodhi pranë kantierit të shkollës fillore dhe në afërsi të hotelit Porin, i cili prej shumë vitesh pret kërkues të mbrojtjes ndërkombëtare.