Në fjalën e tij të parë pas dhënies së autorizimit për arrestimin e Arben Ahmetajt, Edi Rama nuk kurseu sulmin për opozitën, pavarësisht se është ish-numri dy i qeverisë së tij ai që pritet që të shpallet nga momenti në moment në kërkim.
“Ndërsa të tjerëve, atyre që njihen botërisht si armiq të Reformës në Drejtësi apo si matrapazë publikë të luftës për drejtësi, të cilët janë në një garë të ethshme mesveti për gjak, për baltosjen tonë nga të katër anët apo për vetëngushëllim, teksa era e nënvedit po i mbyt nga frika e drejtësisë, u them se i mëshiroj për ultësinë e qenies së tyre dhe i mirëpres me durimin më të madh gjylet e baltës së tyre.
Votoi për arrestimin, Rama: Ndryshe nga Tahiri, dosja e Ahmetajt ishte voluminoze!
Fatkeqësisht ata që duhet të ishin opozita e këtij vendi, janë turpi dhe mallkimi i vjetër më shumë se njëshekullor i Shqipërisë, po fatmirësisht nuk habisin po as nuk bindin më askënd, mëkatarë të mëdhenj dhe shpirtra të ndrydhur, me të cilët merret populli shqiptar si askush tjetër nuk merret dot, sa herë që kanë kurajo e dalin të kërkojnë vota prej tij, gjithnjë e më të kërrusur.
Gjithnjë e më të vrerosur, gjithnjë e më të humbur, nën peshën e boshllëkut të tyre. Kjo nuk është as dita për t’i thënë dobësitë dhe të metat e punës së organeve të reja të drejtësisë, as për t’i shprehur shqetësimet mbi problematikat e mprehta të veprimtarisë së tyre të re” tha Rama.