Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Padova, ku një shqiptar ka mbetur i vdekur pasi është qëlluar nga policia me armë zjarri.
Gjithçka ndodhi në lagjen Sacra Famiglia, ku jeton ish-gruaja e shqiptarit. Mediat italiane raportojnë se 55-vjeçari shqiptar, identiteti i të cilit nuk dihet, nuk kishte pranuar që të ndalonte në një postbllok policie, duke e përplasur kështu një karabinier.
Në këto kushte, një tjetër polic e ka qëlluar atë me 4 plumba, duke i shkaktuar kështu vdekjen. Shqiptari raportohet se ndërroi jetë në spital.