Kryeministri Edi Rama menjëherë sapo votoi për arrestimin e Arben Ahmetajt njoftoi se për këtë çështje do të flasë për herë të parë pasditen e sotme në orën 18:30.
“Pasdite në 18.30 do t’i drejtohem opinionit publik me një adresim për votimin e sotëm në Kuvend” shkruan Rama.
Deri tani, kreu i qeverisë ka heshtur për kërkesën e SPAK-ut për arrestimin e ish-bashkëpunëtorit të tij më të ngushtë, ish-zv/ kryeministrit.
Nga arratia, deputeti socialist Ahmetaj në një letër të gjatë sot kishte shumë paralajmërime për Edi Ramën. A do të përgjigjet ai? Mbetet për t’u parë.
Pasdite në 18.30 do t’i drejtohem opinionit publik me një adresim për votimin e sotëm në Kuvend.
— Edi Rama (@ediramaal) July 14, 2023