Apeli i Gjykatës së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lënë në qeli Fredi Belerin pas kërkesës së tij për t’u liruar.
Ditën e sotme u mbaj seanca e radhës por që gjykata mori vendimin për lënien në burg të kryebashkiakut të Himarës.
Në seancë ishte e pranishme edhe ambasadorja greke në Shqipëri, Konstantina Kamitsi.
Kujtojmë që Beleri u arrestua 2 ditë parazgjedhjeve të 14 majit nën akuzën për blerjen e votave dhe që atëherë ndodhet në qeli.
Nga qelia ai arriti të fitonte zgjedhjet për bashkinë e Himarës e cila solli edhe festime nga simpatizantët e tij. Ndonëse ai fitoi zgjedhjet Beleri nuk mori pjesë në ceremoninë e betimit pasi gjykata nuk e lejoi.
Njoftimi:
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtari Florjan Kalaja, sot më 14.07.2023, zhvilloi seancë gjyqësore për çështjen penale nr. 114 akti, datë 05.07.2023 regjistrimi, me objekt “Zëvendësimin e masës së sigurimit personal”, regjistruar mbi ankimin e personit nën hetim Dh.A.B., ndaj vendimit nr. 259, datë 20.06.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, dhe vendosi:
– Miratimin e vendimit nr. 259, datë 20.06.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.