Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç është shprehur se ndaj serbëve nuk po zbatohen vetëm standarde të dyfishta, por edhe më shumë se kaq.
“Serbët janë parë gjithmonë si një faktor destruktiv dhe është e vërtetë se ekziston një matricë që çdokujt t’u jepet gjithçka dhe serbëve t’u merret gjithçka,” u shpreh Vuçiç.
Në fjalën e tij Vuçiç u shpreh se edhe për vendimin e Kosovës për tërheqjen e 25 për qind të Policisë së Kosovës rreth ndërtesave komunale në veri të Kosovës, ai thotë se ky “një mashtrim.
Ai gjithashtu është ankuar se serbët në Kosovë keqtrajtohen çdo ditë.
“Kur flasin për Asociacionin, ata i shajnë serbët, e shajnë Republikën Serbe. Çdo herë thonë se nuk duam Republikën Serbe, e çfarë të keqe ka në Republikën Serbe? A thua se Republika Serbe nuk duhet të ekzistojë? A doni të fusni Teorinë e Budakut apo zbatimin e parimeve të Hitlerit?”, pyeti ai.