-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zgjedhjet në Kosovë, Vuçiç për Macron dhe Scholz: Luaj shah më mirë se ata

Kryesoret

Presidenti serb, Aleksandar Vuciç së fundmi është shprehur se Olaf Scholz dhe homologu i tij francez, Emmanuel Macron u kërkuan serbëve që të marrin pjesë në zgjedhje.

Më tej Vuçiç shtoi se ata u kërkuan që hiqnin dorë nga bojkoti në mënyrë që kryetarët e rremë të largohen nga ndërtesat komunale që pushtuan.

“Ata luajnë lojëra me ne sepse e dinë se kemi diçka për të humbur sepse vendi ynë po përparon. Tani thonë se nëse protestat vazhdojnë, BE-ja nuk do të kontribuojë për paqen. Çfarë doni nga ne? Të na mohojnë të drejtën për t’u mbledhur?

Pastaj Scholz dhe Macron më thirrën. Isha shumë i zemëruar në Kishinau, me të drejtë. Më thanë se pala kosovare duhet të japin dorëheqjen nëpër komuna, dhe ne duhet të marrim pjesë në zgjedhje.

Unë i pyes se çfarë ka ndryshuar. A e formuan ata Asociacionin? Kurti thotë se nuk e mendon ta bëjë këtë.

Më pas na telefonojnë nga Brukseli dhe thonë se duhet të shkruajmë një peticion, që do të thotë se nuk zbatohet ajo që Scholz dhe Macron kanë thënë 20 ditë më parë.

Unë luaj shah më mirë se ata, kam lexuar më shumë libra se shumica, por ata kanë fuqi të papërpunuar”, u shpreh Vuciç.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit