Policia në të gjithë hapësirën ujore të vendit ka bllokuar 20 mjete lundruese, prej tyre 16 në Vlorë dhe 4 në Durrës. Mjetet e bllokuara janë 10 Jet Ski, 7 skafe dhe 3 gomone.
Bllokimet u bënë për lundrim jashtë zonës së përcaktuar, tejkalim i kapacitetit të mbajtjes së personave në bord, mosregjistrim i pronësisë mbi mjetin lundrues dhe mungesë dokumentacioni.
Krahas bllokimit të mjeteve lundruese, drejtuesit e tyre u ndëshkuan me masa administrative që variojnë nga 10 000-100 000 lekë të rinj.