Sipas deputetit socialdemokrat gjerman, Josip Juratoviç, kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiç po bëjnë një lojë të rrezikshme në rajon.
Në një intervistë për Deutsche Welle, Juratoviç ka thënë se qëllimi i masave ndëshkuese të Bashkimit Evropian janë që të dërgohet një sinjal në Kosovë, e se sinjale të ngjashme po dërgohen edhe në Serbi.
“Në situatën aktuale globale, veçanërisht në kontekstin e konfliktit të Ukrainës, ne kemi nevojë për stabilitet në Ballkanin Perëndimor. Ne kemi nevojë për partnerë që japin një kontribut konstruktiv për stabilitetin.
Aksionizma, si ajo e Kurtit në veri me dërgimin e kryetarëve të komunave, janë të panevojshme nga ana strategjike. Kurti dhe Vuçiq po luajnë një poker të rrezikshëm që kërcënon të gjithë rajonin”, ka thënë ai.
Dërgimin e kryetarëve të zgjedhur në komunat veriore që nxiti tensionet më pas e të gjitha veprimet që ngacmojnë qetësinë në veri, Juratoviç i ka quajtur lojëra të politikanëve “të çmendur”.