“Social Top 5”, një rubrikë e emisionit “Live From Tirana” ka renditur ish-banorët e “BBV” që kanë fituar më shumë ndjekës gjatë kësaj jave.
Renditja vijon si më poshtë:
- Luiz Ejlli është në vend të fundit këtë javë, duke qenë se ka humbur 5 mijë ndjekës. Prej javësh, Luizi vetëm ka humbur ndjekës në “Instagram”-in e tij.
- Në vend të nëntë renditet Efi Dhedhes me minus 2 mijë ndjekës më pak nga java e kaluar.
- Krist Aliaj rezulton me një rezultat minus 1 mijë ndjekës nga java e kaluar. Ndonëse këtë javë ai është munduar të ishte më aktiv në rrjetet sociale, duket se nuk ka funksionuar.
- Elvis Pupa, pasi ka ruajtur vendin e parë për tre javë radhazi, këtë herë ai kalon në vend të shtatë dhe ka humbur 1 mijë ndjekës në “Instagram”.
- Në vend të gjashtë renditet Jori Delli. Këtë javë ajo ka humbur 1 mijë ndjekës.
- Prezantuesja e emisionit “Kepi i VIP-ave”, Kiara Tito, ka pasur një rritje këtë javë, duke iu shtuar vetëm 1 mijë ndjekës të rinj.
- Edhe Keisi Medini nga ana tjetër ka fituar 1 mijë ndjekës. Së fundmi është përfolur për një lidhje romantike mes saj dhe Dj Geek.
- Olta Gixhari ka fituar këtë javë 1 mijë ndjekës.
- Nga vendi i parë javën e kaluar, moderatorja Dea Mishel Hoxha ka kaluar vendin e dytë, duke shtuar 3 mijë ndjekës të rinj në “Instagram”.
- Në vend të parë pozicionohet Ronaldo Sharka. Këtë javë ai ka fituar 5 mijë ndjekës duke shkuar kështu në 147 mijë.