Veteranët e UÇK-së kanë nisur protestën e tyre në Pristinë këtë të shtunë kundër ligjit për pagën minimale dhe kundër qeverisë së Albin Kurtit pas deklaratave të dala nga publikimi i disa përgjimeve të deputetes Mimoza Kusari Lila.
Në përgjimet e publikuara, deputetja në fjalë është dëgjuar të ketë pohuar se ka komunikuar me nënkryetarin e Listës Serbe, Millan Radoiçiq, vitin e kaluar.
Protestuesit ndërkohë po vërshojnë me pankarta ku shkruhet: “Mimozë: A t’kallxoj “Radoja” se ku janë 1600 të zhdukurit e luftës”; “Mimozë: Ti fyej veteranët e Jabllanoviqi “nënat” e tyre” etj.