Leonard Refik Kurti është identiteti i 45-vjeçari nga Elbasani, i cili akuzohet se vrau me armë zjarri mikun e tij 51-vjeçar, po nga Shqipëria.
Ditën e sotme Kurti u paraqit para gjykatës Greqi pasi është dorëzuar ditën e djeshme.
I dyshuari ka rrëfyer dinamikën e ngjarjes, duke zbuluar se ai dhe 51-vjeçari që mbeti viktimë, Shpëtim Bajrami, kishin debatuar në lidhje me një sasi parash.
45-vjeçari nga brenda mjetit të tij ka qëlluar me 3 plumba Shpëtim Bajramin, i cili po e godiste me grushte nga xhami i makinës.
Me antiplumb dhe të shkurtra! Shqiptari që vrau mikun: Më kërcënoi, e qëllova (VIDEO)