Pas 16 vjetësh në arrati, policia e Kosovës arrestoi të shumëkërkuarin Ilir Abdullahun, autorin e vrasjes së efektivit Triumf Riza. Abdullahu ishte shpallur në kërkim si pjesë e grupit që kanë qenë të përfshirë në vrasjen e policit. Autori, i njohur me pseudonimin ‘Liza’ u kap këtë të diel rreth orës 17:00 në Batllavë të Podujevës
“Arrestimi i tij është kryer, pas bashkëpunimit dhe koordinimit të njësiteve të ndryshme policore, përfshirë sektorin e narkotikëve të cilët kanë asistuar deri në arrestimin e tij. Të gjitha veprimet e mëtejme policore, do të realizohen në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë”, thuhet në njoftim.
Ngjarja tronditëse ndodhi në 30 gusht të vitit 2007. Aso kohe polici ishte në një marrëdhënie intime me këngëtaren ikonike, Adelina Ismajli. Arsyeja e kësaj përplasje dyshohet të ketë qenë pikërisht Adelina.
Triumf Riza u ekzekutua me 11 plumba nga Arben Berisha, i cili njihet si bashkëpunëtor i afërt i biznesmenit Enver Sekiraqës. Pas ngjarjes së rëndë këngëtarja Ismajli i ka kushtuar edhe një këngë policit Riza me titullin “Trimit Tim”.