-sidi education-spot_img
31.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Basha nga Pogradeci: Dosjet e Ahmetajt dhe ministrave të Ramës, tregues se si vidhen paratë e shqiptarëve

Kryesoret

Ish-kryedemokrati Lulzim Basha ka zhvilluar takime me mbështetës në Pogradec. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Basha përmes një reagimi në Facebook, ku ka ndarë edhe disa fotografi nga takimet.

Në reagimin e tij Basha shkruan se mjafton të shihen dosjet e ish-ministrit Arben Ahmetaj dhe zyrtarëve të tjerë të qeverisë Rama, për të kutuar sesi vidhen shqiptarët.

Reagimi i Bashës:

Sot është koha t’i japim fuqi votës dhe zërit të qytetarëve përmes listave të hapura, vetting-ut në politikë, kufizimit të mandateve e votës së diasporës. Për këtë ne duhet të bëjmë gjithçka mundemi, bashkë me çdo shqiptar, të majtë e të djathtë, për të bërë të mundur këto ndryshime, duke kërkuar edhe referendum.

Sot është e qartë. Ata që duan monopol mbi politikën, median, ekonominë dhe duan që Shqipëria të mbetet në duart e tyre, janë kundër vetting-ut, janë kundër llogaridhënies për pasuritë e tyre dhe lidhjet me krimin, që përdorin në çdo palë zgjedhje.

Mjafton të shihen dosjet e korrupsionit të Ahmetajt, ministrave, deputetëve dhe kryebashkiakëve të Edi Ramës për të kuptuar si i vjedhin paratë e shqiptarëve, si e përdorin krimin për të blerë zgjedhjet, si kriminelët përcaktojnë përfaqësuesit e tyre në Kuvend, si shteti i tyre funksionon si një organizatë kriminale.

Sot është koha të hapim letrat dhe të tregojmë pasurinë e çdo politikani. Të shohim a i justifikojnë apo jo! Sot është koha që shqiptarëve t’u japim mundësinë të zgjedhin përmes votës se drejtpërdrejt deputetët e tyre.

Partia Demokratike mund dhe do ta sjellë këtë ndryshim, duke u bashkuar përmes vlerave dhe ideve në Aleancën Qytetare për Demokracinë, nëpërmjet së cilës mund të formojmë një shumicë që tejkalon ndarjet politike, për të bërë ndryshimet kushtetues që u japin forcë dhe pushtet qytetarëve për të ndërtuar të ardhmen që meritojnë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit