-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Procesi i Berlinit/ Rama fton liderët e Ballkanit Perëndimor nesër në Tiranë

Kryesoret

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ende nuk ka konfirmuar nëse do e pranojë ftesën e kryeministrit Edi Rama për të qenë pjesë e takimit informal që do të mbahet nesër në Tiranë mes 6 liderëve të Ballkanit Perëndimor.

Sipas TV Klan, bëhet me dije se të 4 shtetet e tjera, Serbia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Bosnje Hercegovina kanë konfirmuar pjesëmarrjen në takimin e ditës së nesërme.

Procesi i Berlinit, Kurti asnjë ‘shenjë’ nëse do të jetë në Tiranë

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, kryeministrja e Bosnjë Hercegovinës, Borjana Kristo, si dhe Komisioneri për Zgjerimin e Komisionit Europian, Oliver Varheyly do të drekojnë së bashku me kryeministrin Rama në Vilën 30 mesditën e së hënës, ku do të diskutohet për Procesin e Berlinit.

Kujtojmë se pak ditë më parë Rama ndërmori një tur rajonal në 5 vende të Ballkanit, në kuadër të nismës së Procesit të Berlinit. Rama vizitoi edhe Kosovën, ku kreu disa takime me liderët e vendit, por nuk u prit nga kryeministri Albin Kurti.

Kjo “përplasje” mes tyre erdhi pasi më herët kryeministri Rama anuloi takimin e përbashkët mes dy qeverive që ishte parashikuar të mbahej në Kosovë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit