Një tërmet me magnitudë 7.3 goditi Gadishullin e Alaskës herët këtë mëngjes.
Ndërkohe pas tërmetit është paralajmëruar për cunami. Sipas USGS, tërmeti kishte një thellësi fokale prej 9.3 kilometrash .
Qendra Sizmologjike e Alaskës raportoi se lëkundjet u ndjenë në të gjithë Gadishullin e Alaskës dhe Ishujt Aleutian.
Alaska është pjesë e Unazës së Zjarrit të Paqësorit sizmikisht aktiv. Zona u godit nga një tërmet me magnitudë 9.2 në mars 1964, më i forti i regjistruar ndonjëherë në Amerikën e Veriut.
Ky tërmet shkatërroi Anchorage dhe “ngriti” një cunami që goditi Gjirin e Alaskës, bregun perëndimor të SHBA dhe Hawaii. Më shumë se 250 persona kishin humbur jetën atëherë.