Mbyllet takimi i kryeministrit Edi Rama me disa prej liderëve të rajonit në vilën 30 në Bllok, pranë Kryesisë së Kuvendit. Takimi në rezidencën qeveritare ishte joformal. Albin Kurti ishte i vetmi që refuzoi takimin duke zgjedhur të shkojë në Kretë, në një aktivitet, sipas tij të planifikuar më parë.
Në tryezë ishin kryeministrja serbe Ana Bërnabiç, kryetarja e këshillit të Ministrave të Bosnjë Hercegovinës, Borjana Kristo, kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazavoiç, kreu i qeverisë së Maqedonisë, Kovaçevski dhe komisioni për Zgjerimin, Varhely.
Liderët diskutuan rreth Samitit të Berlinit që do të zhvillohet në Tiranë në tetor të këtij viti. Kryeministri Rama u shoqërua nga ministrja e Jashtme Olta Xhaçka, por edhe zyrtarë të tjerë.