-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tërheqja e Rusisë nga marrëveshja e grurit, Von der Leyen: Lëvizje cinike

Kryesoret

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen për mes një postimi në llogarinë e saj në Twitter ka reaguar ne lidhje me vendimin e Rusisë për të pezulluar pjesëmarrjen e saj në marrëveshjen e grurit të Detit të Zi.

Në reagimin e saj Von der Leyen e cilësoi si cinike këtë veprim ku shtoi se BE po punon për të garantuar ushqim për të gjitha shtresat.

“Unë dënoj fuqishëm lëvizjen cinike të Rusisë për t’i dhënë fund Iniciativës së Kokrrave të Detit të Zi, pavarësisht përpjekjeve të OKB-së dhe Turqisë. 

BE-ja po punon për të garantuar sigurinë ushqimore për shtresat vulnerabël të botës. Nisma e Komisionit Solidarity Lanes do të vazhdojë të transportojë produkte agro-ushqimore nga Ukraina në tregjet globale,” shkruan tha Von der Leyen.

Më herët, Gjermania i bëri thirrje Rusisë që të lejojë zgjatjen e marrëveshjes për eksportin e grurit përmes Detit të Zi.

Gjithashtu i pyetur në një konferencë të rregullt për shtyp në lidhje me shpërthimet në urën e Krimesë, zëdhënësi i qeverisë gjermane vuri në dukje se Berlini nuk komenton zhvillimet individuale në luftë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit