-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mediat serbe: 14 emrat e zyrtarëve dhe biznesmenëve në listën e zezë të SHBA

Kryesoret

Përveç drejtorit të Agjencisë për Siguri dhe Informacion, Aleksandar Vulin i cili u përfshi së fundmi, në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, janë edhe disa shtetas të tjerë serbë po me të njëjtin fat.

Kështu raportojnë mediat serbe, sipas të cilave, disa prej tyre janë të njohur për publikun e gjerë, si tregtari i armëve Slobodan Teshiç dhe biznesmeni Milan Radojiçiç, ndërsa të tjerët pothuajse nuk njihen, përcjell Telegrafi.

Teshiç është tregtari më i madh i armëve në Serbi dhe ai ishte i lidhur me dërgesa të dyshimta të armëve, për këtë arsye ai ishte në fokus të publikut ndërkombëtar në disa raste, madje ishte i kërkuar për një kohë nga Interpoli.

Në këtë listë është edhe Goran Andriç, i cili menaxhon kompaninë “Velkom Trade” në Beograd, dhe siç ka njoftuar më herët nga Ministria e Financave të SHBA-së, Andriç është një nga bashkëpunëtorët më të afërt të Slobodan Teshiçi.

Përveç këtyre, lista përfshin shumë të tjerë bashkëpunëtorë të Teshiç, si Nebojsha Sharenac, Nikolla Brkiç, Esad Kapixhiç, dhe Zhelimir Petroviç, Sreten Cvjetkoviç, Zoran Petroviç, Milan Subotiç dhe Ljubo Mariçiç, të cilët po ashtu janë nën sanksione.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit