-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mungesa e Kurtit në takimin e Tiranës, reagon qeveria e Kosovës, tregon arsyen

Kryesoret

Zëdhënësi i qeverisë së Kosovës Përparim Kryeziu thotë se kryeministri Albin Kurti nuk do të jetë sot në Tiranë në takimin informal që do të mbahet me liderët e Ballkanit Perëndimor, pasi muaj me parë kishte konfirmuar pjesëmarrjen në një konferencë në Kretë të Greqisë.

Pas refuzimit të Kurtit, Bislimi “përzihet” nga Samiti i Tiranës

Konferenca sipas Kryeziut, është në të njëjtën kohë dhe ditë me panelin për Ballkanin e Hapur. Kryeziu konfirmon se Kurti do të marrë pjesë në Samitin e Procesit të Berlinit që do të mbahet në Tiranë, data e të cilit dihet: 16 tetor 2023.

Sot Samiti i Procesit të Berlinit, Rama pret në Tiranë liderët e Rajonit, Kurtin refuzon

‘Para një jave Kryeministri i Kosovës Albin Kurti është ftuar nga Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama për një drekë joformale me Komisionerin Evropian Oliver Varhelyi në Tiranë e ku janë ftuar të marrin pjesë edhe kryeministrat e tjerë të Ballkanit Perëndimor. Kryeministri Kurti e ka njoftuar Kryeministrin Rama që nuk do të mund të shkojë kësaj radhe meqë muaj më parë e ka konfirmuar pjesëmarrjen në një konferencë në Kretë të Greqisë e ku paneli për Ballkanin Perëndimor është saktësisht në ditën e njëjtë e në kohën e njëjtë. Natyrisht Kryeministri Kurti do të marrë pjesë në Samitin e Procesit të Berlinit që do të mbahet në Tiranë, data e të cilit dihet: 16 tetor 2023.’– shkruan Kryeziu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit