-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pa Kurtin, në pritje të Várhelyit! Rama drekë me liderët e Ballkanit në Tiranë

Kryesoret

Prej orës 12:00 të mesditës së sotme kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me disa prej liderëve të rajonit në vilën 30 në Bllok, pranë Kryesisë së Kuvendit. Takimi në rezidencën qeveritare është joformal.

Disa kanë ardhur, disa janë duke mbërritur dhe Albin Kurti refuzoi takimin duke zgjedhur të shkojë në Kretë, në një aktivitet, sipas tij të planifikuar më parë.

Kryeministrja serbe Ana Bërnabiç, si dhe kryetarja e këshillit të Ministrave të Bosnjë Hercegovinës, Borjana Kristo ishin të parat që mbërritën, më pas arriti kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazavoiç.

Pritët që të arrijnë kreu i qeverisë së Maqedonisë, Kovaçevski dhe komisioni për Zgjerimin, Varhely. Liderët do të diskutojnë rreth Samitit të Berlinit që do të zhvillohet në Tiranë në tetor të këtij viti.

Kryeministri Rama shoqërohet nga ministrja e Jashtme Olta Xhaçka, por edhe zyrtarë të tjerë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit