Ish-ministri i Ekonomisë, Arben Malaj i ftuar mbrëmjen e sotme në “5 Pyetjet” nga Ilir Babaramo ka folur në lidhje me takimin e zhvilluar ditën e sotme në Tiranë mes liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe kryeministrit Edi Rama ku mungoi homologu i tij Albin Kurti.
Sipas Malaj në takimin e ditës së sotme Kosova duhet të kishte përfaqësues. Ai gjithashtu shtoi se Ballkani i hapur i përket të shkuarës.
“E para mbi te gjitha takimi i sotëm duhet te kishte një përfaqësim te Kosovës. I takon Shqipërisë te zgjedhe debatin se qeveria mori vendimin te linte takimin.
Kurti e di qe ka nevojë per te gjetur një zgjidhje mes Kosovës dhe Serbisë. Ballkani i hapur ka qene nje kontradiktë ka qene i dyzuar nga palët.
Përfundimisht u hoq dore nga Ballkani i hapur, objektiva janë te integruara ne procesin e Berlinit.
Ne debatin qe behet sot këmbëngul se Kosova duhet te ishte ne takime informale, ka nevoje te integrohet ne çdo proces.
Ndodhet ne momentin që kane nisur penalitete, nuk është mire as per Shqipërine dhe as për Kosovën. Është një qëndrim me kosto personale,” u shpreh Malaj.
Ndërkohë Malaj u shpreh se Ballkani i Hapur i përket të shkuarës.
“Ballkani i përket të shkuarës jemi te gjithë duke shkuar ne një integrim te madhe, prek te gjithë. Por ajo u mbyll dhe kemi premisa qe Berlini te marre rendësi.
Ky është një projekt per Evropën e bashkuar është e rëndësishme. Një angazhim te drejtperdrejte per te gjithë,” shtoi ai.