Një aksident është regjistruar ditën e sotme në fshatin Rramanli të Kumanovës ku një makinë është goditur nga treni.
Sipas dëshmitarëve në zonë aksidenti ka ndodhur si pasojë e mungesës së sinjalistikës në këtë vendkalim.
Nga ky aksident ka mbetur i lënduar një person.
Detajet e kësaj ngjarjeje pritet të publikohen më pas nga organet përkatëse të hetimit.