-sidi education-spot_img
28.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vala afrikane ‘pushton’ Shqipërinë, ja cila do të jetë dita më e nxehtë e javës

Kryesoret

Territori shqiptar do të jetë edhe këtë javë nën ndikimin e të nxehtit afrikan duke sjellë temperatura të larta. Meteorologët thonë se, temperaturat ditën e sotme pritet të arrijnë 42 gradë. Problematike do të jenë qarqet Elbasan, Gjirokastër dhe Berat ku temperaturat do të jenë mbi 41 gradë.

E enjta parashikohet të jetë dita më e nxehtë, me maksimume deri në 43 gradë. Sa i përket rajonit, Kosova do të shënojë temperatura deri në 39 gradë ndërsa Maqedonia e Veriut do të regjistrojë temperatura më të larta, ku në shumë zona do të thyhen edhe rekorde historike.

Parashikohet një tjetër kulm i kësaj vale, e cila do të jetë ditën e enjte, ku do të presim maksimume edhe 43 gradë Celsius. Përsa i përket motit, moti deri të dielën do të jetë i kthjellët dhe i nxehtë. Do të ketë momente shumë të shkurtra me vranësira të lehta dhe kalimtare vetëm në zonat malore, verilindore dhe juglindore. Edhe Kosova dhe Maqedonia e Veriut mbeten nën ndikimin e kësaj vale. Problematike do të jetë Maqedonia e Veriut, e cila jo vetëm që do të shënojë temperatura të larta, në shumë zona do të thyhen edhe rekorde historike. Ndërkohë Kosova do të regjistrojë temperatura 39 gradë.“, thonë meteorologët.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit