-sidi education-spot_img
28.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Presidenti i Çelësit vjen në jug të Shqipërisë për të marrë Igli Taren

Kryesoret

Presidenti i Chelsea, Todd Boehly ka qenë së fundmi në jug të Shqipërisë (Palasë), teksa është takuar me ish-drejtorin sportiv të Lazios, Igli Tare.

Shqiptari u largua nga klubi i Serie A disa javë më parë dhe tanimë është në kërkim të një tjetër klubi për të vijuar karrierën drejtuese, pas suksesit të madh në Itali.

Todd Boehly ka qenë i shoqëruar me të birin dhe veç takimit me disa biznesmenë shqiptarë, është takuar edhe me Taren për rolin e drejtorit sportiv te Chelsea.

Lajmi i bujshëm ky për Taren, që mund ta shohë veten në Londër dhe në një nga klubet më të forta në Evropë. Ende nuk ka informacion sesi kanë shkuar bisedimet, ndërsa fakt është se takimi u negociua nga agjenti i njohur Feli Ramadani dhe Altin Taho (ai që solli edhe Sylvinhon te Kombëtarja kuqezi).

Nëse Armando Broja do ketë si drejtues Igli Taren, kjo pritet të shihet në vijim. Prej ditësh Tare po pushon në Shqipëri, teksa ishte prezent edhe në stadiumin “Air Albania” për të ndjekur ndeshjen mes Partizanit dhe BATE-s për Champions League./ Panorama Sport

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit