Lionel Mesi do të prezantohet si futbollisti më i ri i Inter Majemi sot, por vizitat e tij në klubin amerikan kanë filluar që në ditët e kaluara. Dhe një nga këto vizita mund t’i kushtonte shumë shtrenjtë yllit argjentinas i cili ka rrezikuar jetën duke u larguar nga stërvitja.
Në një video të publikuar nga televizioni argjentinas TyC Sports, shihet një makinë e bardhe që kalon semaforin me të kuq dhe për pak sa nuk përplaset nga makinat e tjera që vijnë me shpejtësi.
Pas saj është një makinë policie, e cila nuk e ndal, por thjesht e shoqëron automjetin e parë, në të cilin raportohet se ka qenë Mesi.
https://twitter.com/i/status/1680174071638630402