-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zyrtari i lartë grek vizitë të qëllimshme në Himarë, Athina presion për Fredi Belerin

Kryesoret

Kryetari i Komitetit të Përbashkët Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri, Manolis Kefalogiannis do të vizitojë Himarën, ku pritet të diskutojë sa i takon çështjes së pronave.

Të mërkurën e 19 korrikut, ai do të kryesojë një mbledhje të Komitetit ku do të diskutohet për rrugën e anëtarësimit të vendit në BE. Më pas ai do të vizitojë qytetin e Himarës.

Kefalogiannis pritet të bisedojë me banorët vendas “për çështjen e pronave dhe shpronësimet” në zonën e Himarës. Po ashtu raportohet se ai mund të ketë një takim me Fredi Belerin në qeli.

Në mbledhjen e Komitetit të Përbashkët BE-Shqipëri marrin pjesë 28 eurodeputetë, si dhe 28 deputetë të Kuvendit të Shqipërisë. Çështjet që do të diskutohen kanë të bëjnë me funksionimin e shtetit ligjor në Shqipëri, lirinë e medias, luftën kundër krimit të organizuar në Shqipëri, marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe mbrojtjen e minoriteteve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit