Në pesë muajt e parë të vitit 2023, Kosova, me një popullsi prej mbi 1 milion banorësh, ka përjetuar një situatë shqetësuese në lidhje me numrin e vrasjeve. Nga fillimi i janarit deri në maj, për 151 ditë, është raportuar se janë kryer katër vrasje, sipas Gazetës Ekspres.
Sipas të dhënave nga Policia e Kosovës, në periudhën janar – dhjetor të vitit 2022, për 365 ditë, Kosova përjetoi gjithsej 21 vrasje. Ndikimi i madh i vrasjeve në një popullsi të vogël, siç është kjo e Kosovës, tregon se ekziston një sfidë kritike për sigurinë dhe stabilitetin e vendit.
“Moszbatimi i sistemit ligjor para atij zakonor është një faktor kyç që ndikon në rritjen e vrasjeve në Kosovë”. Kështu ka theksuar, njohësi i sigurisë, Drizan Shala, i cili ka shtuar se mungesa e besueshmërisë në sistemin legal – ligjor po ashtu ka ndikuar në rritjen e ndjeshmërisë ndaj pasigurisë, veçanërisht te qytetarët që jetojnë në disa rajone të caktuara.