Autoritet italiane kanë arrestuar kanë vënë në pranga një 25-vjeçar shqiptar pasi merrej me trafikimin e lëndëve narkotike.
Sipas mediave italiane policia prej disa ditësh kishin vënë në shënjestër shqiptarin i cili po kryente lëvizje të çuditshme dhe takime të shpeshta me persona të ndryshëm.
Pas tij ishin vendosur disa civilë të cilën ndoqën hap pas hapi të riun deri të hënën kzr vendosën të kryenin një kontroll në dhomën e hotelit ku ndodhej shqiptari.
Policia e justifikoi kontrollin për një identifikim të thjeshtë personal por pasi u pa që në tavolinë ndodhej drogë dhe një peshore kanë kryer një kontroll më të imtësishëm.
Nga kontrolli i dhomës u zbulua 11 gramë kokainë, tashmë e ndarë dhe e përgatitur në doza gati për shitje, një pjesë e tërë e lëndës narkotike të llojit hashash prej 5.30 gram.
Materiali i sekuestruar të cilit iu shtua edhe shuma prej 460 eurosh e gjetur në dhomë dhe e konsideruar si të ardhura të trafikut të drogës.