-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Më lironi nga burgu”! Vangjush Dako përballë gjykatës

Kryesoret

Ditën e sotme ish-kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako i arrestuar për “shpërdorim detyre” në dy raste do të dalë përballë Gjykatës së Apelit të Posaçëm.

Seanca në Apel shqyrtohet nga gjyqtarja Daniela Shirka, e cila do të rivlerësojë kërkesën e ish-kryebashkiakut për një masë më të butë sigurie.

Dako u arrestua më 6 qershor me urdhër të Prokurorisë së Posaçme, nën dyshimin se ka shpërdoruar detyrën në dy raste.

E para në lidhje me dhënien e lejes për ndërtimin e një pallati në Durrës në kundërshtim me ligjin dhe e dyta në lidhje me tenderin për bërjen e një projekti për zhvillimin e vijës bregdetare që iu rrit vlera 10-fish.

Gjithsej, bashkë me Dakon, u lëshuan 10 urdhër-arreste, 6 prej të cilave u ekzekutuan nga policia.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit