Evropa po përgatitet për temperatura të larta të martën, gjatë një vale nxehtësie ndërkohë që zjarret kanë përfshirë pjesë të hemisferës veriore, duke shtyrë autoritetet që bëjnë evakuimin e 1.200 fëmijëve pranë një resorti bregdetar grek.
Autoritetet shëndetësore, nga Amerika e Veriut, Evropa e Azia, kanë lëshuar paralajmërime, duke u kërkuar njerëzve të qëndrojnë të hidratuar dhe të kërkojnë strehim nga dielli përvëlues.
Evropa, kontinenti me ngrohjen më të shpejtë në botë, po përgatitet për kulmin e valës aktuale të të nxehtit, me ishujt italianë të Sicilisë dhe Sardenjës, të cilët do të goditen nga një temperaturë maksimale prej 48 gradësh celsius, ka parashikuar Agjencia Evropiane e Hapësirës.
Rekordi i mëparshëm i temperaturës në Evropë u regjistrua në vitin 2021 në Sicili, që arriti në 48.8 gradë celsius, sipas agjencisë së motit të OKB-së.
Në afërsi të Athinës, shërbimet e urgjencës vazhduan të luftojnë zjarret për të dytën ditë radhazi në lokacione të ndryshme. (lexo ketu lajmin e plote).