Prokuroria e Posaçme SPAK, ka nisur verifikimet lidhur me procedurën e nxjerrjes nga burgu të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.
Hetimet kanë nisur kryesisht për akuzën e korrupsionit aktiv dhe pasiv si dhe falsifikimit të dokumentave.
Prokuroria SPAK, ka kërkuar kopjen e dosjes dhe proces-verbalet e seancave gjyqësore, sipas gazetarit Elton Qyno.
SPAK dhe oficerët e BKH-së kanë kërkuar dosje të vuajtjes së dënimit të Tahirit në burgun e Kosovës, Lushnje.
Verifikim qëndrimit të prokurorit Mustafa Turku, gjyqtares Fetahu, juristit të shërbimit të provës dhe Juristit të Burgut të Kosovës si dhe mjekëve.
Të gjithë të pranishmit në procesin gjyqësor që u zhvillua në Elbasan për lirimin nga burgu të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, ishin dakord.
Asnjë nga pjesëmarrësit në këtë proces nuk ka shfaqur mendim kundër që ish-funksionari i Partisë Socialiste të vijonte të qëndronte në burg.